11:23 / E Hënë, 26 Prill 2021 / Blerim

Shtatorja e Fadil Vokrrit e gatshme qe gjashtë muaj, kur do të përurohet?

Shtatorja e legjendës së futbollit kosovar tashmë të ndjerit, Fadil Vokrri është e gatshme dhe po pret për t’u vendosur te stadiumi në Prishtinë.

Në pyetjen e drejtuar në Kuvendin e Kosovës nga deputeti, Bekim Haxhiu për ministrin e Sportit, Hajrullah Çeku, u tha se shtatorja është gati, por parku ‘Fadil Vokrri’ nuk është në plan për t’u ndërtuar, shkruan IndeksOnline

Parku ‘Fadil Vokrri’ nuk është në planet e Qeverisë, sipas minsitrit Hajrullah Çeku, kufizimet hapësinore nuk lejojnë një ndërtim të tillë.

“Bazamenti është ndërtuar, kanë mbetur vetëm detajet përfundimtare, shtatorja është gati dhe ne do ta përurojmë me datën 9 qershor”, tha fillimisht Çeku.

Ndërsa, ai foli edhe për mundësin e ndërtimit të parkut, ‘Fadil Vokrri’.

“Kufizimet hapësinore nuk lejojnë parkun Fadil Vokrri, vendimet e UEFA-s na bëjnë ta pamundur. Mund ta bisedojmë mundësin e parkut për diku tjetër, por jo edhe aty ku është vendosur bazamenti i shtatores”, tha ministri, Çeku.