75 Mall Live Search
12:01 / E Premte, 31 Maj 2024 / A. M.

Shtatorja e Tony Blairit në Ferizaj, kërkohen edhe 10 mijë euro për projektin!

Shtatorja e heroit që i doli në ndihmë të madhe çlirimit të Kosovës pritet të vendoset më 12 qershor në Ferizaj. Inicuesi i kësaj, Bashkim Fazliu ka bërë të ditur se për këtë shtatore kanë ndihmuar me 16 mijë euro donatorë të ndryshëm, derisa  gjithësej nevojiten 26 mijë euro.

Për këtë, dashamirë që mund të ndihmojnë edhe me shifrën që kanë mbetur, mund të kontaktojnë në kontaktin e Fazliut  +38344113555.

Kafe e mëngjesit si përherë në Temple Bar👌 8.04.2023 | Instagram

UPDATE SHTATORJA “TONY BLAIR”: 16,000.00€ u paguan, kanë mbetur edhe 10,000.00€ për ta paguar shtatoren e Tony Blair-it në vlerën 26,000.00€

Sapo i transferova pjesën e parë të pagesës për shtatoren e Tony Blairit, Atelesë së Skulpturës Monomentale Agon Qosa, 16,000.00€ nga 26,000.00€, duke mbetur edhe 10,000.00€ për ta përmbyllur pagesën e shtatores e cila duhet të bëhet para datës 10 qershor 2024 (bashkangjitur fletëtransferi).

Prandaj, FTOJMË donatorët që t’na mbështesin me donacionet e tyre që ta përmbyllim edhe pjesën e fundit të pagesës prej 10,000.00€ të shtatores, si dhe për aktivitete përcjellëse.

⌛JANË SHUMË PAK DITË TË MBETURA⌛

Falenderojmë donatorët e gjertanishëm dhe të ardhshëm – qytetarë dhe biznese nga Ferizaj, Kosova e diaspora.

Siç e kam përmendë edhe në shkrimet dhe intervistat, shtatorja e Tony Blair-it është kontraktuar në vlerën 26,000.00€ (fatura e bashkangjitur), sipas marrëveshjes me datë 26.11.2024 dhe financohet në tërësi nga donatorët – qytetarë dhe biznese nga Ferizaj, Kosova dhe diaspora.

Shtatorja tashmë është përfunduar dhe inaugurimi dhe shpalosja sipas planit do të bëhet me 12 qershor 2024 nën organizimin e Fondacionit “Ne kujtojmë Tony Blair”.

Mirëpresim DONACIONET TUAJA që ta përmbyllim këtë faturë dhe organizimin:

✅Emri: FONDACIONI NE KUJTOJME TONY BLAIR

✅Nr. Xhiro.:  1940012651051177

✅Banka: BKT

✅Adresa: Rr. Deshmoret e Kombit nr.68, Ferizaj

Me shumë respekt,

Bashkim Fazliu  #Migjeni

Drejtor Ekzekutiv

Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” / Foundation “Ëe remember Tony Blair”

30.05.2024

Vëmendje: Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, Kosovë.

#bfm #Fondacioni #NeKujtojmëTonyBlair #ËeRememberTonyBlair #shtatorja #TonyBlair #Ferizaj #Kosovo #SheshiTonyBlair #Inaugurimi #inauguration #12qershor2024 #12June2024 #fatura