Shtatzënë në muajin e shtatë, Afërdita tregon barkun e fryrë

Këngëtarja Afërdita Dreshaj edhe dy muaj bëhet nënë.
Por, ndonëse në muajin e shtatë të shtatzënisë, ajo nuk duket fare e fryrë, madje, shumë vitale në peshë, shkruan Indeksonline.
Ditë më parë, ajo tha se ka shumë energji dhe është pjesë sa u përket gjeneve, mirëpo, sonte na habiti me një tjetër imazh.
Në Instagram, Afërdita hodhi një foto ku shihet e ulur në kuzhinë, derisa në pah, pa rrobë sipër, e vuri barkun e rrumbullakosur.
“Tung zemër” është shkrimi i kësaj fotoje./Indeksonline/