20:03 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shtatzënë për herë të parë, Gigi Hadid zbulon arsyet pse po qëndron larg rrjeteve sociale

Gigi Hadid u dha fansave një pamje të shkurtër nga dukja si shtatzënë për herë të parë gjatë një lidhje live në Instagram dhe ajo tregoi gjithashtu pse nuk është shumë aktive në rrjetet sociale gjatë kësaj kohe.

“Natyrisht, unë mendoj se shumë njerëz janë të hutuar pse nuk po ndaj më shumë, por jam shtatzënë gjatë kësaj pandemie,” u tha Gigi fansave të saj, duke shtuar, “Shtatzënia ime nuk është gjëja më e rëndësishme që po ndodh në botë.”

“Kjo është një arsye që ndjeva se nuk është vërtet diçka që duhet të ndaj, përveç me familjen dhe miqtë e mi. Është e qartë se shumë njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit që ishte në fillim të karantinës dhe që po ndodhte akoma, ” vazhdoi Gigi . “Dhe atëherë ne iu bashkuan lëvizjes Black Lives Matter , dhe unë mendova se prania jonë në mediat sociale duhet të përdoret për këtë”, përfundoi ajo.

Partneri i Gigi, Zayn Malik gjithashtu ka qenë larg vëmendjes së mediave.

Kujtojmë që ky është fëmija i pari i çiftit të famshëm./Indeksonline/