10:49 / E Mërkurë, 08 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shtëpi dhe bibliotekë në vlerë prej 480 mijë euro, kjo është pasuria e deputetit më të vjetër të Kuvendit të Kosovës

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë Jahja Kokaj,  që vjen nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, mbahet mend për batutat e tij të lëshuar gjatë moderimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Mirëpo kësaj radhe për Kokajn, Agjencia Kundër Korrupsionit, ka publikuar pasurinë e tij, në kuadër të deklarimit vjetor që bëjnë zyrtarët publik në vend.

Në pasurinë e tij të paluajtshme figurojnë dy banesa që kapin shifrën e 165 mijë eurove, një shtëpi në vlerë 140 mijë euro, një shtëpi dhe bibliotekë  në vlerë 480 mijë euro.

Kokaj ka edhe një dyqan 39 metra katror të blerë nga akumulimi i rrogave mujore nga vitit 1990 deri në vitin 2004 e që kap shifrën e 380 mijë eurove.

Tutje Kokaj ka deklaruar se ka një makinë të markës Toyota, të blerë në vitin 2017 dhe që kap shifrën e 12 mijë eurove.

Kokaj nuk qëndron keq as sa i përket kursimeve. Ai ka deklaruar se bashkë me vëllain ka të kursyera 43 mijë euro. Ndërsa i vetëm ka të kursyera 14 mijë euro. E ka deklaruar se edhe bashkëshortja e tij ka të kursyera 30 mijë euro.

Kokaj ka treguar se të hyrat e tij mujore vijnë nga Universiteti i Kuvajtit, ku edhe ligjëron dhe paga e deputetit të Kuvendit të Kosovës./IndeksOnline/