75 Mall Live Search
20:13 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / A. M.

Shtëpia e Bardhë bën thirrje të çmilitarizohet zona rreth centralit bërthamor Zaporizhzhia

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Rusisë që të pajtohet për një zonë të çmilitarizuar rreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se administrata e presidentit Joe Biden e mbështet një vizitë të udhëhequr nga Agjencia Ndërkombëtare Atomike (IAEA) në central, shkruan Skynews.

Një mbyllje e kontrolluar e uzinës do të ishte alternativa më e sigurt, shtoi ai.