12:49 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shtëpia e Bardhë jep arsyetim se pse Trump nuk i vizitoj varrezat e ushtarëve amerikan në Francë

Shtëpia e Bardhë i ka dal në mbrojtje presidentit Donald Trump pas kritikave se ai nuk i vizitoi varrezat e ushtarëve amerikan të vdekur në Luftën e Parë Botërore në Francë.

Moti i keq dhe nuk kishte mundësi të përdorte helikopterin ishin ndër arsyet se pse Trump nuk i vizitoj varrezat e ushtarëve, transmeton Indeksonline.

“Presidenti Trump nuk dëshiroi të shkaktonte ekstra trafik  në qytet dhe tek qytetarët” tha sekretarja e shtypit Sarah Sanders.

Vendi ku qëndronte presidenti amerikan ishte 96 kilometra larg varrezave.

Donald Trump po ashtu nuk shkoi në Forumin e Paqes të mbajtur nga presidenti francez Emmanuel Macron./Indeksonline/