75 Mall Live Search
17:27 / E Premte, 03 Prill 2026 / MSH1

Shtëpia e Bardhë kërkon rritjen e buxhetit për mbrojtje në 1.5 trilionë dollarë

Shtëpia e Bardhë, në kërkesën e saj për buxhetin për vitin fiskal 2027, po i kërkon Kongresit të miratojë afërsisht 1.5 trilionë dollarë për mbrojtje.

Kjo është një kërkesë rekord për shpenzime ushtarake, ndërsa SHBA-ja mbeten në javën e pestë të luftës me Iranin, shkruan abc, transmeton IndeksOnline.

Kërkesa paraqet një shumë prej 445 miliardë dollarësh, ose një rritje prej 42% nga niveli total i vitit 2026, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shpenzimet jo-mbrojtëse janë ulur me 73 miliardë dollarë, ose 10%, sipas buxhetit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten.