75 Mall Live Search
23:55 / E Martë, 21 Tetor 2025 / F.R

Shtëpia e Bardhë mohon raportimet se Trump mund t’ia zbusë dënimin Diddyt

Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë raportimet e TMZ që sugjeronin se presidenti amerikan Donald Trump mund të shqyrtonte mundësinë për të zbutur dënimin e Sean Combs, i njohur si Diddy.

Në një deklaratë zyrtare, administrata e Donald Trump mohoi çdo lidhje me këtë çështje dhe sqaroi se “nuk ka asnjë të vërtetë” në raportimet e mediatike, duke theksuar se çdo vendim për falje apo zbutje dënimi është në dorën e presidentit dhe jo të burimeve anonime.

TMZ kishte raportuar se një “zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë” kishte thënë se Donald Trump po shqyrtonte mundësinë për të ulur dënimin e Diddyt, i cili këtë muaj u dënua me katër vjet e dy muaj burg për akuza të lidhura me prostitucionin.

Burime të tjera thanë për The Post se Diddy nuk ka bërë ende një kërkesë zyrtare për falje në Departamentin e Drejtësisë, por përfaqësuesit e tij kanë shfaqur interes të pakonfirmuar për një lirim të parakohshëm.

Ky informacion ka shkaktuar shumë reagime të forta dhe spekulime që lidhen me mundësinë e një ndryshimi të dënimit të këngëtarit dhe producentit të njohur, i cili aktualisht po vuante dënimin e tij pas një verdikti të lëshuar disa javë më parë.