“Shtëpia e Bardhë” paguan 44 mijë dollar për pastrimin e tepihëve për inaugurimin e Biden

Presidenti i ri i ShBA-ve, Joe Biden ndoshta nuk do të ketë mundësi të organizoj një tubim të madh pasi ta marr postin, por së paku do të ketë pastërti kur të hyjë në “Shtëpinë e Bardhë”.
“TMZ” mëson se “Shtëpia e Bardhë” do të jap 44 mijë dollarë për pastrimin e tepihëve për shkak të ditës së inaugurimit të Joe Bidenit, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet ende se cilave dhoma do të iu pastrohen tepihët. “Shtëpia e Bardhë” ka 132 dhoma.
Për shkak të pandemisë, inaugurimi i Biden pritet të jetë me shumë limite./Indeksonline/