75 Mall Live Search
12:11 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Shtëpia e Bardhë parashihet t’i ndalojë stafit përdorimin e celularëve!

Shtëpia e Bardhë mund të ndalojë punonjësit e saj që të përdorin celular personal, në vendin e punës.

E gjithë kjo sipas rpaotimeve të fundit dyshohet të bëhet pasi ata mund të jenë të prekur ndaj sulmeve kibernetike.

Por sipas Bloomberg, thuhet se ndalimi i mundshëm është shtyrë më shumë nga shqetësimet rreth sigurisë kibernetike dhe se një zyrtar ka deklaruar se shumë pajisje ishin të lidhura me rrjetin e telefonave fiks dhe se celularët nuk ishin aq të sigurt pasi ishin të lëshuar nga qeveria, transmeton Indeksonline.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve. Megjithatë shërbimi i lajmeve ka thënë se shefit të shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, telefoni iu gjet i komprometuar nga hakerët një vit më parë, teksa ishin në krye të përpjekjes për të parandaluar.

Shtëpia e Bardhë ka marrë masa paraprake të konsiderueshme për pajisjet pa tel, duke përfshirë një kërkesë që zyrtarët të lënë telefonat në dollap jashtë dhomave të takimeve, ku diskutohet rreth informacioneve të ndjeshme./Indeksonline/