75 Mall Live Search
11:33 / E Mërkurë, 03 Dhjetor 2025 / MSH

Shtëpia e Bardhë përdorë muzikën e saj për të shpërfaqur arrestimet e emigrantëve, reagon ashpër këngëtarja

Shtëpia e Bardhë ka përdorur këngën “Juno” të Sabrina Carpenter për të treguar pasojat e krimit dhe emigrimit ilegal, në SHBA.

Ndonëse kënga përdoret në kontekst seksual dhe është bërë e famshme për shkak të frazës “A e ke provuar ndonjëherë këtë?”, Shtëpia e Bardhë ka ndarë momente duke arrestuar njerëz që kanë shkelur ligjin.

Lidhur me këtë, ashpër ka reaguar autorja e këngës, shkruan IndeksOnline.

“Kjo video është e ligë dhe e neveritshme. Mos më përfshi kurrë mua ose muzikën time për të përfituar nga agjenda juaj çnjerëzore” shkroi ajo, në postimin e Shtëpisë së Bardhë./IndeskOnline/