75 Mall Live Search
19:06 / E Premte, 04 Mars 2022 / MSH

Shtëpia e Bardhë pritet të dërgojë zëvendëspresidenten Harris në Poloni

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamal Harris, pritet të shkojë në Poloni, ka thënë një burim për CNN.

Vizita e saj në Poloni do të jetë e ndërlidhur me situatën e konfliktit në Ukrainë.

Ky udhëtim do të vijë pas udhëtimit të fundit ndërkombëtar të Harris në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku ajo u takua me aleatët dhe partnerët e ShBA-së, përfshirë dhe presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.