75 Mall Live Search
10:58 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / MSH1

Shtëpia e Bardhë publikon video me AI: Trump ‘hedh në kosh’ gazetarin e njohur

Shtëpia e Bardhë ka shpërndarë një video të çuditshme të bërë me AI, që në fokus ka presidentin Donald Trump.

Në video shfaqet Trump teksa e gjuan në kosh mbeturinash gazetarin dhe moderatorin e njohur, Stehpen Colbert, shkruan IndeksOnline.

Colbert është nikoqir i emisionit të njohur “The Late Show” dhe njihet për qëndrimet e tij kundër qeverisjes së Trumpit.

Të enjten, Colbert pati emisionin e fundit në shtëpinë mediatike “CBS”, teksa Trump shprehu mirënjohje për përfundimin.

“Shkarkimi i Colbert nga CBS është ‘fillimi i fundit’ për prezantuesit e vonë televizivë të patalentuar, të pakëndshëm, shumë të paguar, jo qesharakë dhe me vlerësim shumë të dobët” tha Trump./IndeksOnline/