13:47 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / AR

Shtëpia e George Harrison do të dalë në ankand

Shtëpia e fëmijërisë së George Harrison në Liverpool do të dalë në ankand me 30 nëntor.

Kjo pronë do të kushtoi nga 160,000-200,000 £ për blerësin e ri, transmeton Indeksonline.

Edhe pse ka pasur rinovime, shtëpia ruan disa karakteristika origjinale, duke përfshirë banjën, lavamanin, dyert dhe ndërtesat.

Harrison më i vogli nga fëmijët, jetonte me prindërit e tij Harold dhe Louise në një shtëpi të vogël në Wavertree.

Në vitin 1965, Harrison bleu prindërve të tij një shtëpi njëkatëshe në Appleton, afër Warrington, me disa nga fitimet e suksesit të tij si ‘Beatle’.

Harrison vdiq nga kanceri në moshën 58-vjeçare në vitin 2001./Indeksonline/

Një i ri Xhorxh Harrison duke mbajtur një kuti kitare jashtë shtëpisë së tij Speke