Shtëpia e ish-yllit të Liverpoolit mirret nga banda kriminale, bëhet fabrikë kanabisi!

Mediat në Angli kanë zbuluar një fabrikë ilegale kanabisi në një shtëpi të braktisur. Bëhet fjalë për shtëpinë që në pronësi është ish-ylli i Liverpoolit, Jermaine Pennant.
Shtëpia është marrë nën kontroll nga një bandë droge dhe është kthyer në një fabrikë fitimprurëse kanabisi.

Pennant pagoi 1.025 milionë funte për rezidencën dikur tejet luksoze, por që e njëjta nuk është në shfrytëzim që 2 vite pas ndarjes së tij nga ish-partnerja.

Ka qenë një ekslporues urban ai që ka filmuar veten 35 minuta në këtë shtëpi afër aeroportit “John Lennon” të Liverpoolit.

Në shtëpi shihet se si është prodhuar kanabisi ndërsa banda e kishte shëndrruar vilën e ish-yllit anglez në një shtëpi droge./Indeksonline/