75 Mall Live Search
18:00 / E Enjte, 18 Prill 2024 / AR

“Shtëpia” e re e princit Harry nuk ka lidhje me MB

Princi Harry ka listuar Shtetet e Bashkuara si vendbanimin e tij të parë. Kjo lëvizje ndodh për herë të parë që nga viti 2020, kur ai dhe bashkëshortja u larguan nga familja mbretërore. Duka i Sussex i rinovoi të dhënat e vendbanimit në dokumentat zyrtarë që u siguruan dhe publikuan nga Daily Mail.

Edhe pse këto materiale zyrtare ishin firmosur në datë 17 prill, të mërkurën, data e ndryshimit ishte më 29 qershor 2023. Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, u zhvendosën zyrtarisht nga shtëpia e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në 28 qershor, 3 muaj pasi mbreti Charles III i njoftoi se duhet të largoheshin nga prona e njohur si “Frogmore Cottage”.

“Shtëpia” e re e princit Harry nuk ka lidhje me

Nuk dihet ende nëse ndryshimi ligjor në fjalë do ndikojë në titujt e tij mbretërorë, por thuhet se kjo çështje do jetë pjesë e diskutimeve gjatë vizitës së tij në Londër muajin që vjen.

Kujtojmë se në dhjetor të 2023-shit, Harry deklaroi se Mbretëria e Bashkuar do jetë shtëpia e tij dhe po e konsideron të jetojë aty, pavarësisht se udhëtoi në SHBA për shkak të frikës se nuk ndihej i sigurt në mbretëri.