17:04 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / AR

Shtëpia e re superluksoze e JLo dhe Ben ka një të kaluar kriminale

Jennifer Lopes dhe Ben Affleck janë bërë me shtëpi të re.

Thuhet se pas kërkimi për një strehë të përbashkët zgjati disa muaj dhe më në fund çifti vendosi për njërën.

Rezidenca mahnitëse ndodhet në Beverly Hill dhe ka kushtuar 60.85 milionë dollarë.

Ka 12 dhoma gjumi, 15 oxhaqe dhe 24 banja, por gjithashtu ka një të kaluar paksa shqetësuese.

Disa nga pronarët e mëparshëm të shtëpisë së re të Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë patur probleme me ligjin kur kanë jetuar në këtë rezidencë. Për shembull, gazeta “La Opinion” ka raportuar se rezidenca u ble nga Curtis Somoza në vitin 2004, por ai u arrestua pak më pas dhe u dënua me 25 vjet për një mashtrim të skemës Ponzi.