14:42 / E Martë, 14 Gusht 2018

Shtëpia e Rihannas rrethohet nga policët dhe një helikopter (Foto)

Gjatë ditës së hëne shtëpia e këngëtares së famshme, Rihanna u rrethua nga policët dhe nga një helikopter. Arsyeja ishte se sistemi i alarmit ishte ndezur, transmeton Indeksonline.

Sipas burimeve të TMZ, alarmi i shtëpisë ishte ndezur aksidentalisht, pasi që Rihanna nuk ishte në shtëpi gjatë asaj kohe.

Arsyeja e prezencës së madhe të policisë në pronën këngëtares është për shkak se gjatë muajit maj të këtij viti një person kishte hyrë në shtëpinë e Riri-t. Fatmirësisht gjatë asaj kohe Rihanna nuk ishte në shtëpi dhe personi ishte burgosur. /Indeksonline/

Video thumbnail

 

Mos i humb