09:00 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Shtëpia e varur në shkëmb, e bukur por e frikshme

Të jetosh në këso shtëpi duhet guxim i madh. Australianët kanë ndërtuar një shtëpi që qëndron e varur në shkëmb që ofron një pamje të mrekullueshme të oqeanit.

Ndërtimi i kësaj shtëpie është i frymëzuar nga format e guaskave që ngjiten në trupat e anijeve.

Ajo është dizajnuar nga një kompani e specializuar për forma të parafabrikuara, “Modscape Concept”.

Shtëpia futuriste është e ndarë në pesë kate. Banorët do të futen nga lart dhe me ashensor, ose shkallë, do të zbresin në katin që duan.

Përveç parkimit, kuzhinës, dhomës së ndenjes dhe asaj të gjumit, kati i fundit do të shërbejë si një verandë e hapur, për të shijuar edhe më shumë pamjen fantastike, duke të lënë përshtypjen se po lundron mbi dallgë.