75 Mall Live Search
13:38 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / L K

Shtëpia ku u hodh një granatë dore në Zubin-Potok është e një bashkëpunëtori të kryetarit të komunës

Sot, Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e hershme të së mërkurës është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie të banuar me serbë në Zubin-Potok, e që dyshohet të jetë granatë dore.

Shtëpia dhe vetura e sulmuar është e një bashkëpunëtori të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri.

Këtë e ka konfirmuar vetë Zeqiri për Dukagjinin, i cili ka thënë se e ka takuar në mëngjes të njëjtin dhe se “këto veprime nuk na zmbrapsin”.