75 Mall Live Search
09:51 / E Martë, 25 Mars 2025 / L A

Shtëpia superluksoze e Luka Modriqit, 13 dhoma, kinema, garazh me 10 vetura

Luka Modriq është një nga mesfushorët më të mirë të të gjitha kohërave.

Dhe forma e tij e tregon vetë, ndonëse është në prag të përfundimit të karrierës së tij ai po tregon formë të lartë, duke qenë shpeshherë vendimtar në lojën e Realit.

Në një postim të mediumit kroat “24sata”, treguan edhe vilën në të cilin jeton kroati, me vlerë prej 12 milionë eurosh, në të cilën ka 13 dhoma, një kinema dhe një garazh që përmban 10 vetura.

Vila e tij përmban edhe një dhomë fitnesi, një kënd lojërash për fëmijë dhe dhomën për mysafirë.

Njerëz të tjerë të famshëm në Spanjë jetojnë ose kanë jetuar në lagjen “La Moraleja”, e njohur për vilat e saj luksoze, si prezantuesja televizive Ana Obregon, ish-partnerja e Davor Shukerit, futbollisti David Beckham, këngëtarja Isabel Pantoja e të tjerë.

Familja Modriq e bleu shtëpinë përmes kompanisë lokale të pronave të patundshme “Promora”, e cila ishte e para që hapi një zyrë në zhvillimin urban “La Moraleja” më 1975. Më vonë, shumë lojtarë të Real Madridit filluan të merrnin me qira dhe të blinin shtëpi atje.

Vila e tij luksoze gjendet në vendbanimin urban “La Moraleja”, në veri të Madridit, vendbanim ky në të cilin jetojnë edhe disa bashkëlojtarë të tij.