10:34 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Shtëpitë që janë frymëzuar nga përrallat

A keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni si Borëbardha apo si princ në një kështjellë ?

 Epo tani mundesh me këto shtëpi fantastike, mistike që duken sikur janë marrë drejt nga një tregim zanash.

Kabina Storybook pranë liqenit të Michiganit, SHBA Me veshjet e saj dekorative prej druri kjo shtëpi duket sikur i përket hobbit. Ka një stil zviceran. Ka një peizazh të mrekullueshëm jashtë dhe është e përsosur për mbrëmjet e ftohta të dimrit.

Kulla Hadlow , Kent, Mbretëria e Bashkuar Kjo kullë e këndshme duket si diçka direkt nga Rapunzeli. Ajo është klasifikuar si kulla më e lartë në botë, në llojin e saj dhe kohet e fundit është kthyer në shtëpi. Ju mund të jetoni aty si një zanë përrallash.

Shtëpia Kërpudhë, Perinton, Nju Jork Shtëpia Kërpudhë, ose Pod House, është një shtëpi unike që u frymëzua nga lulja e Mbretëreshës Anne Lace. Ajo u ndërtua në mes të 1969 dhe 1972 për çift Robert dhe Marguerite Antell dhe u bë një pikë referimi qytet në vitin 1989.

Shtëpia Dome, Tajlandë Ky spektakël quhet Shtëpia Dome dhe u krijua nga Steve Areen në Tajlandë. Duke marrë vetëm gjashtë javë për t’u ndërtuar, Stevit i kushtoi gjithsej 9,000 dollarë.