17:27 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shtëpitë që u kthyen në “kështjella përrallore” për festat e fundvitit

Është vetëm java e parë e dhjetorit, por në gjithë botën kanë filluar tashmë dekorimi për festat e fundvitit.

Kjo ka bërë që shumë shtëpi nëpër Britani të Madhe të përqafojnë frymën e Krishtlindjeve dhe të mbulojnë shtëpitë e tyre me mijëra drita dhe dekorime.

Rrugët më festive në Britani po tërheqin turistë nga Kina.

Në Britani këtë vit po dallohet një shtëpi kur një çift ka mbledhur 20 mijë sterlina për bamirësi mbi 20 vjet, duke i përdorur ato për dekorim të shtëpisë.

Në rrugët afër shtëpisë së tyre janë bërë dekorime të shumta edhe të shtëpive tjera duke e kthyer këtë vend në një “kështjellë përrallore” që po tërheq turistët./Indeksonline/