17:42 / E Martë, 04 Korrik 2023 / MSH

Shtërpcë/ I dehur, serbi sulmon me AK-47 fqinjtë e tij

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Gotovushë të Shtërpcës.

M.Repinoviq dyshohet të ketë shtënë me armë në drejtim të fqinjve të tij, R.Janicevic dhe A.Janicevic.

Deri të shkaktimi i rrezikut thuhet të ketë ardhur pas një mosmarrëveshje për çështje pronësore.

Indeksonline raporton se Repinoviq dyshohet të ketë qenë i dehur kur sot rreth orës 01:15 sulmoi me armë shtëpinë e fqinjve të tij.

Burimet pohojnë se ai madje ka marrë lëndim edhe në njërën dorë, lëndim të cilin më pas e ka trajtuar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë.

Policia ka konfiskuar nga i dyshuari një pushkë të tipit AK-47, me 26 fishekë, teksa ka gjetur edhe 11 gëzhoja në oborrin e shtëpisë së viktimave.

 I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa ndaj tij janë iniciuar veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” si dhe “Armëmbajtje pa leje”../Indeksonline/