75 Mall Live Search
09:08 / E Diele, 26 Mars 2023 / shkelqim osmanaj

Shtërpcë\ Ushtronte vazhdimisht dhunë fizike mbi djalin e tij, arrestohet

Një person është arrestuar ditën e djeshme, rreth orës 15:00 në Shterpce. Dyshohet se kishte kanosur dhe ushtruar vazhdimisht dhunë fizike mbi djalin e tij.

Me vendim të prokurorit I dyshuari është dërguar në mbajtje.

‘’ Shtërpce 25.03.2023-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka  kanosur viktimën mashkull kosovar djalin e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/