15:09 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Shterret” liqeni i Përlepnicës ku furnizohet me ujë gjysma e ‘Anamoravës’

Liqeni i Përlepnicës që gjendet në Malet e Gollakut nuk është aspak në gjendje te mirë.

Ai ka shënuar ulje drastike të nivelit të ujit, shkruan Indeksonline.

Përmes këtij liqeni furnizohet një pjesë e madhe e ‘Anamoravës’.

Kjo gjendje e liqenit po i shqetëson qytetarët e kësaj ane, duke e ditur që ky liqen është burim i ujit për ta.

Temperaturat e larta kanë bërë që toka në këtë pjesë të jetë shumë e thatë.

Duke e parë gjendjen e liqenit, kërkohët intervenim i shpejt i autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin diçka./Indeksonline/