“Shterron” Lumi Lepenc nga thatësira
Temperaturat e larta kanë krijuar thatësira në vendin tonë.
Kjo ka ndikuar edhe tek liqenet dhe lumenjtë në vendin tonë, të cilëve u ka rënë niveli.
Në një gjendje aspak të mirë është Lumi Lepenc, ku për dhjetë ditëve niveli i ujit ka rënë afër rreth 80 centimetra.

Nga këto imazhe mund të shihni se sa pak ujë ka mbetur teksa kanë mbetur vetëm gurët.
Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës në pesë ditët e ardhshme do të mbajë mot me temperatura të larta./Indeksonline/
