12:48 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

”Shtet Ndërtuesit”, Pacolli prezanton slloganin tjetër në kuadër të listës me LDK-në

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka publikuar dhe një slogan tjetër në kuadër të garimit në listë të përbashkët me Lidhjen Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

”Shtetin e kemi bërë. Tashti na duhet ta ndërtojmë”, ka shkruar Pacolli midis tjerash, ndërsa ka ndarë me miqtë dhe simpatizantët në Facebook sloganin e ri në të cilin dhe figurojnë detaje të logos së AKR-së po ashtu, njofton Klan Kosova.

Ndryshe nga ajo e prezantuar nga Avdullah Hoti, kandidat i tyre për kryeministër, slogan në të cilin shkruan ”Shteti. Shtet.”,  kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, prezanton në të njëjtat ngjyra, një slogan tjetër në të cilin shkruan ‚”Shtet. Ndërtuesit”.