75 Mall Live Search
23:54 / E Premte, 06 Shtator 2024 / MSH

Shtetas kosovarë përfshihen në një rrahje në Shkup

Disa shtetas kosovarë janë përfshirë në një rrahje fizike sonte në Shkup.

Burime të Indeksonline nga vendi i ngjarjes pohojnë se personat e përfshirë në sherr ishin nga Prishtina, teksa të njëjtit tentuan t’i ikin policisë maqedonase me dy vetura, njëra Audi e tjetra Golf.

Dëshmitarët okularë kanë thënë për Indeksonline se policia gjeti armë në njërën nga veturat e apostrofuara.

Të njëjtit pohojnë se në vendin e ngjarjes janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Policia e Maqedonisë së Veriut akoma nuk ka ndarë detaje mbi rastin./Indeksonline/