Shtetasi gjerman tenton të vetëvritet në një motel në Gjakovë

Një punëtore e një hoteli në Gjakovë, ka raportuar në polici se një person, në një nga dhomat e hotelit ishte pa ndjenja si edhe kishte shenja gjaku në gojë.
Viktima mashkull, shtetas gjerman është dërguar me autoambulancë në Spitalin e Gjakovës për trajtim mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Sipas mjekut kujdestar, viktima kishte konsumuar alkool si edhe medikamente të llojeve të ndryshme dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, kurimi (mjekimi) i të cilit vazhdon në spital./IndeksOnline/