Shtetasi i huaj dërgohet pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë

Mesditën e së enjtes, një person është dërguar në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë pa shenja jete.
Viktima ishte mashkull me shtetësi të huaj, ndërsa vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, transmeton IndeksOnline.
Policia ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij ka deklaruar se viktima kishte pasur probleme shëndetësore ditëve të fundit.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion./IndeksOnline/