75 Mall Live Search
10:06 / E Premte, 17 Dhjetor 2021 / k.v

Shtetasi i huaj vdes në QKUK, policia nis hetimet

Një shtetas i huaj ka vdekur të enjten në mëngjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar, transmeton IndeksOnline.

Raportohet se  në QKUK,  ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetasi huaj, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me  vendim të prokurorit  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton e shkurtë të policisë.

Policia nuk ka dhënë më shumë informacione përkitazi me këtë rast./IndeksOnline/