Shtetasi i huaj vjedh çantën e një femre dhe sulmon policinë në Prishtinë

Është arrestuar në Prishtinë një shtetas i huaj, pasi që i njëjti pasi kishte vjedhur çantën nga një femër dhe më pas kishte sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në orën 14 e 15 minuta në qendër të Prishtinës, transmeton IndeksOnline.
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./IndeksOnline/