75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / k.v

Shtetasi i Shqipërisë kapet me kokainë në Fushë Kosovë, dërgohet prapa grilave

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person në Fushë Kosovë pasi që gjatë kontrollit i është gjetur kokainë.   

I dyshuari është shtetas i Shqipërisë ndërsa me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë për arsye se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar 30.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me rastin është duke u marrë njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës./IndeksOnline/