Shtetasi serb rrahu gruan e tij kosovare, i konfiskohet një kallash në shtëpinë e tij në Gjilan

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.
Në Gjilan është arrestuar një person, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shkruan IndeksOnline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“ Gjilan, 05.05.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që ditë më për kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuari, ku është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/