Shtetasja e huaj thotë se u dhunua në hotel, policia arreston të dyshuarin

Një femër, shtetase e huaj ka njoftuar Policinë e Kosovës se është dhunuar nga një person në një hotel afër Graçanicës.
Sipas viktimës, dhunimi ka ndodhur të hënën rreth orës 19 e 30 minuta ndërsa denoncimi është bërë të mërkurën.
Policia ka arrestuar të dyshuarin i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve në nivel rajonal./IndeksOnline/