Shtetasja e Shqipërisë thotë se ish- i dashuri i saj kosovar e dhunoi/ Policia: Ai ndodhet në arrati

Një femër, shtetase e Shqipërisë ka akuzuar ish- të dashurin e saj (kosovar), ta ketë dhunuar, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari ndodhet në arrati.
“DHUNIM
Ferizaj, 16.12.2020-08:00.Viktima femër Shqiptare shtetase e Shqipërisë ka raportuar se ishte dhunuar nga ish i dashuri i saj i dyshuari Mashkull kosovar.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori. Ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.”, njofton policia e Kosovës. /IndeksOnline/