07:53 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shtetësja malazeze fyen policët në Prishtinë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetase të Malit të Zi për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Ngjarja ka ndodhur dhe në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Malit të Zi pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka penguar dhe ka fyer zyrtarët policorë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarës i është konfiskuar pasaporta ndërsa e dyshuara është liruar dhe urdhëruar të paraqitet në gjykatën për kundërvajtje./AktivPress