18:33 / E Premte, 24 Mars 2023 / MSH

Shtetet e QUINT-it me deklaratë për zgjedhjet e 23 prillit: Na vjen keq që Lista Srpska nuk merr pjesë

Shtetet anëtare të QUINT-it kanë reaguar lidhur me mospjesëmarrjen e Listës Srpska në zgjedhjet lokale të 23 prillit, që do të mbahen në katër komunat me shumicë serbe.

Në reagimin e përbashkët të Francës, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe ShBA-së, thuhet se zgjedhjet janë themel i demokracisë, dhe se presin që autoritetet të veprojnë me profesionalizëm.

Ky është reagimi i plotë:

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara pranojnë se, pas shtyrjes së zgjedhjeve komunale në dhjetor 2022, katër zgjedhje për kryetar bashkie dhe dy zgjedhje për asamble komunale do të zhvillohen më 23 prill 2023, në përputhje me kërkesat ligjore.

Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Është thelbësore të sigurohet që ato të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila mund të prishë zgjedhjet.