20:46 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shtetet më injorante në botë, kryeson India

Vendet më injorante në botë janë emëruar në bazë të një studimi të njohurive të njerëzve rreth vendit të tyre.

Indeksi i Injorancës 2016, i prodhuar nga Ipsos MORI, përfshin informacion nga 27,250 intervista të njerëzve të moshës 16 deri në 64 vjeç të kryera në mes të shtatorit dhe nëntorit.

Anketa mori popullatën nga 40 vende, me ndërmjet 500 dhe 1000 njerëz të anketuar në secilën prej tyre.

Pjesëmarrësve iu kërkua një numër pyetjesh rreth shoqërisë së tyre, duke përfshirë popullsinë e vendit, shpenzimet e kujdesit shëndetësor, pronësinë në shtëpi dhe përqindjen e myslimanëve që jetojnë në vendin e tyre. Gjetjet u grumbulluan më pas për të krijuar indeksin, përcjellë Indeksonline.

Shtetet e Bashkuara, vendi më i pasur në botë, renditen si një nga vendet më të paditur, poshtë shumë vendeve më pak të zhvilluara.

Këto janë 13 shtetet më injorante nisur nga India që renditet e para:

India

Kina

Tajvani

Afrika e Jugut

Amerika

Brazili

Tajlanda

Singapori

Turqia

Indonezia

Mekika

Kanadaja

Mali i Zi