Shtetet, në të cilat lexohet më së shumti në botë
Në listën e 10 vendeve të para në botë ku lexohen më shumë libra ndodhen gjashtë vende aziatike dhe katër vende evropiane, përcjell albinfo.ch
– Vendet ku lexohet më së shumti libri:
Indeksi i Rezultateve të Kulturës Botërore me qendër në Britani të Madh ka dalë në përfundim se vendi i parë ku lexohet më shumë libri është India, e cila ndiqet nga Tajlanda dhe Kina.
Indeksi merr për bazë kohën mesatare në javë që qytetarët shpenzojnë për të lexuar. Përveç librave të shtypur, të gjitha llojet e materialeve të lexueshme, si gazetat, revistat dhe përmbajtje me shkrim në internet janë të përfshirë në vlerësim.
Në vendin e dytë është radhitur Tajlanda, ku çdo qytetar lexon libër rreth 9 orë e 24 minuta dhe në vendin e tretë Kina, ku çdo qytetar kalon tetë orë në javë duke lexuar libër.
Ndërkohë këto vende ndiqen nga Filipinet me (7 orë e 36 minuta), Egjipti me (7 orë e 30 minuta), Republika Çeke me (7 orë e 24 minuta), Suedia me (7 orë e 6 minuta), Franca me (6 orë e 54 minuta), Hungaria me (6 orë e 48 minuta) dhe Arabia Saudite me (6 orë e 48 minuta).
Po ashtu Turqia është radhitur në vendin e 18-të me kohën e leximit 5 orë e 54 minuta në javë.
– Kur’ani, libri që lexohet më shumë në botë
Kur’ani është libri që lexohet më shumë në botë, i cili ndiqet nga Ungjilli.
Ndërsa i treti në listën e librave më popullor është libri “Fjalë të zgjedhura nga kryetari Mao”, i përgatitur nga deklaratat e Mao Ce Dunit (Mao Zedong), themeluesi dhe udhëheqësi i Republikës Popullore të Kinës.