75 Mall Live Search
11:08 / E Hënë, 27 Dhjetor 2021 / MSH

Shtetet perëndimore të Amerikës goditen nga stuhitë e borës, mijëra banorë mbesin pa rrymë

Stuhi të mëdha të borës kanë goditur Kaliforninë dhe shtete të tjera të perëndimit duke shkaktuar dëme të shumta dhe ndërprerje të energjisë elektrike në dhjetëra zona.

Në gjashtë shtete, autoritetet zyrtare kanë paralajmëruar edhe për orteke të borës.

Stuhitë e borës në Kaliforni kanë bërë që rrugët kryesore të vendit, që e lidhin me shtetet tjera, të bllokohen.

Deri në fundjavë, kjo pjesë e ShBA-së po përballej me reshje të mëdha shiu dhe më përmbytje.

Këto reshje shiu, u pasuan nga ato të borës.

Që në orët e para të stuhisë, mbi 28 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike.

Eskpertët e motit shohin edhe ulje ekstreme të temperaturave.

Në disa zona, siç është Montana, do të ndjehet i ftohti deri në -48 gradë Celsius.

Siç raporton BBC, ndërsa bregu perëndimor është goditur nga stuhi të forta, shumë shtete jugore kanë përjetuar “temperatura jashtëzakonisht të ngrohta”, me dhjetëra qytete drejt dhjetorit më të ngrohtë në histori.