75 Mall Live Search
12:37 / E Martë, 10 Mars 2026 / H F

Shteti blen vetura të reja mbi 1.6 milion euro, 5 modele ekskluzive!

Institucionet e Republikës së Kosovës do të furnizohen me makina të reja.

Është Agjencia Qendrore e Prokurimit, ajo e cila ka bërë publike kontratën e arritur me operatorët ekonomik.

Vlera e parashikuar e kontratës sipas E-prokurimit ka qenë 1,751,000.00 euro, transmeton IndeksOnline.

Në kontrate nuk specifikohen modelet e makinave, megjithatë në dokument iu bëhet referimi me “makina,1,2,3,4”.

Për Modelin 1 të veturave janë ndarë 160,992.00 euro, ndërsa kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Auto Mita” Sh.P.K.

Ndërkaq, për Modelin 2 janë ndarë 291,900.00 euro, me tenderin që i është besuar kompanisë “Mercom Company” Sh.P.K.

Një tjetër kategori, Modeli 3, ka kushtuar 549,424.00 euro, dhe kontrata është fituar sërish nga operatori ekonomik “Auto Mita” Sh.P.K.

Për Modelin 4, tenderi i është dhënë kompanisë “Porche Kosova” Sh.P.K., me një vlerë prej 329,940.00 euro.

Ndërsa Modeli 5 i veturave i është besuar po ashtu kompanisë “Porche Kosova” Sh.P.K., me një kontratë në vlerë prej 319,952.00 euro.

Totali i këtyre makinave është 1,652,208.00 euro.

Kontrata parasheh furnizimin me vetura për nevojat e institucioneve shtetërore, ndërsa detaje të tjera për specifikat e automjeteve nuk janë bërë publike në njoftimin zyrtar./IndeksOnline/