23:30 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / S Z

Shteti ende pa zgjidhje për qentë endacakë, 15 vjeçarja sulmohet teksa po shkonte ne shkollë

Mëngjesin e së mërkurës, Enea Sadiku është sulmuar nga një qen endacak në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet, derisa ishte duke shkuar në shkollë.

Në rrugën e njëjtë kalon çdo ditë për të shkuar në shkollë.

Mirëpo në mëngjesin e së mërkurës nxënësja e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, Enea Sadiku hasi në disa pengesa.

Ajo u sulmua nga një qen endacak, e pasojat janë të dukshme.

15 vjeçarja shpëtoi pa lëndime të rënda, e për T7 tregon se si ndodhi rasti.

Pavarësishtse ata e sulmuan, dashuria për qentë thotë se nuk do t’i shuhet.

Me mjaft shqetësim e pranoi këtë lajm nëna e të miturës.

Se ky nuk është rasti i vetëm i sulmeve nga qentë endacakë, e thonë edhe nga drejtoria e shkollës “Ismail Qemali”.

Televizioni gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga komuna e Prishtinës mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.