75 Mall Live Search
12:01 / E Diele, 21 Korrik 2024 / L K

Shteti i lejoi pronarët e pompave të mbyllura në Veri t’i marrin derivatet dhe inventarin

Tri pompa të derivateve u mbyllën të martën në Veri. AKP ka thënë se bëhej fjalë për prona të tyre që ishin lëshuar me qira, por që sipas tyre nuk ishin të pajisura me licencë nga MINT  për operim dhe dy prej tyre nuk ishin as të fiskalizuara.

Pronarët e këtyre pompave janë lejuar që t’i marrin derivatet dhe inventarin.

Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani.

Mediat në Veri po ashtu kanë raportuar se Policia u ka dhënë një afat të shkurtër dhe u ka ndihmuar pronarëve për t’i marrë derivatet dhe për të mbledhur inventarin.