75 Mall Live Search
17:57 / E Enjte, 02 Shtator 2021 / OSH

Shteti i Zvicrës nuk lejon që të mbahet festivalin i artistëve shqiptar në Cyrih, “Alba Festival”

Festival i artistëve shqiptar në Cyrih “Alba Festival” ishte paraparë që të mbahej këtë vikend.

Por, Kantoni i Cyrihut ia ka tërhequr miratimin për leje, transmeton Indeksonline.

Arsyeja e tërheqjes së lejes për mbajtjen e festivalit është gjendja me Covid 19.

“Gjetjet nga gjurmimi i kontakteve të Kantonit të Cyrihut si dhe përditësimi i Task Forcës së Shkencës Covid tregojnë se të kthyerit nga Ballkani gjatë pushimeve janë infektuar me Covid-19 më shumë se mesatarja”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. 

“Alba Festival” mbledh artistët më të mirë shqiptar dhe cilëoshet si festivali më i madh i shqiptarëve në Evropë.

Ai mbahet një herë në vit dhe mbledh mbi 20 mijë persona./Indeksonline/