09:13 / E Martë, 17 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shteti Islamik afër kolapsit

Ushtarët e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara thanë të martën se janë duke luftuar me Shtetin Islamik rreth stadiumit të Raqqas, e cila është pika e fundit e xhihadistëve në ish kryeqytetin e tyre sirian.

Rënia e qytetit Raqqa, ku shteti islamik organizoi paradë euforike pas fitoreve të veta në vitin 2014 dhe planifikoi sulme jashtë vendit, është një simbol i fuqishëm i kolapsit i lëvizjes xhihadiste.

Shteti Islamik, tani është i rrethuar në një copë toke të vogël të qytetit rreth stadiumit që po goditet vazhdimisht nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA, i quajtur SDF.

Shteti Islamik ka humbur këtë vit shumë territor në Siri dhe Irak, duke përfshirë edhe qytetin e tyre më të çmuar, Mosulin.

SDF, një aleancë e kurdeve dhe arabeve, morën nën kontroll spitalin kombëtar në luftime të ashpra brenda natës, tha zëdhënësi Mostafa Bali në një deklaratë.

Përparimi i SDF që nga e diela gjithashtu solli kontrollin mbi qendrën e qytetit, ku Shteti Islamik dikur shfaqte kokat e prera të armiqve të saj./AktivPress