10:52 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shteti Islamik merr një tjetër goditje të rëndë

Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë rimarrë territor brenda qytetit të el-Mayadinit, tha të premten një njësi mediatike ushtarake.

“Ata kanë fituar kontrollin në rrugën kryesore që lidh Deir al-Zor dhe al-Mayadin, që ndodhet në Eufrat në Sirinë lindore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ditëve të fundit, Shteti Islamik ka organizuar sulme të ashpra kundër Sirisë, duke testuar kontrollin e ushtrisë për një zonë që kishte fituar muaj më parë.

Megjithatë, Shteti Islamik ka humbur shumë pjesë të territorit dhe çdo ditë e më shumë po shkon drejt shkatërrimit./AktivPress