16:09 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Shteti Islamik triumfon në perëndim të Sirisë

Shteti Islamik mori kontrollin në disa fshatra siriane në një zonë të kontrolluar nga rebelët në lindje të Hama, duke hapur një front të ri pasi ushtria siriane tha se kishte pastruar ISIS-in nga ajo zonë .

Shteti Islamik tha në një deklaratë se ka marrë kontrollin e 12 fshatrave dhe se ka kryer një sulm të madh ndaj aleancës xhihadiste Tahrir al-Sham, transmeton AktivPress.

Poashtu edhe grupi Tahrir al-Sham, i kryesuar nga ish pjesëtari i al-Kaidës, Fronti Nusra, konfirmoi sulmin e IS.

Shteti Islamik nuk ka arritur të marrëzona territoriale që mbahen nga xhihadistë apo grupe të tjera rebele në perëndim të Sirisë, që nga viti i kaluar.

Që nga ajo kohë, ai ka humbur nga forcat ushtarake siriane, të mbështetura nga Rusia, Irani dhe një fushatë rivale nga grupet kurde dhe arabe në veri të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara./AktivPress